Lidhje

Turqia do të rikthejë në Uashington ambasadorin e saj


Ankaraja e tërhoqi ambasadorin nga Uashingtoni, pas rezolutës në lidhje me vrasjen e armenëve në Turqi gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore

Kryeministri i Turqisë thotë se ambasadori turk do të kthehet në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme, një muaj pasi Ankaraja e tërhoqi nga Uashingtoni, pas rezolutës në lidhje me vrasjen e armenëve në Turqi gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore.

Kryeministri Recep Tayip Erdogan pohoi gjithashtu sot se do të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë për energjinë bërthamore që organizohet nga Presidenti Barak Obama në Uashington më 12 prill.

Turqia tërhoqi ambasadorin Namik Tan muajin e kaluar pasi një komision i Dhomës së Përfaqësuesve miratoi një rezolutë, ku vdekja e qindra mijëra armenëve cilësohet si një akt gjenocidi nga forcat turke.

Ministria e Jashtme turke thotë se kjo masë mund të ketë ndikim negativ tek përpjekjet e vendit për paqe në Kaukazin jugor dhe mund të dëmtojë marrëdhëniet amerikano-turke.

XS
SM
MD
LG