Lidhje

Dënohet arrestimi i aktivistëve të të drejtave të njeriut në Turqi


Turqia ka burgosur gjashtë aktivistë të të drejtave të njeriut, përfshirë shefin e organizatës Amnesty International në këtë vend, nën dyshimet se ata kanë ndihmuar terroristët. Arrestimi është dënuar nga vendet perëndimore, opozita turke dhe organizatat e të drejtave të njeriut.

Departamenti i Shtetit, udhëheqës të Amnesty International dhe opozita kanë për thirrje për lirimin e aktivistëve të arrestuardhëheqësit e organizatës Amnesty International në Evropë dënuan arrestimin e djeshëm të drejtores së operacioneve të saj në Turqi, Idil Eser dhe të aktivistëve gjermanë dhe zviceranë të të drejtave të njeriut.

Një ligjvënës i opozitës ka ngritur dyshime nëse ndaj tyre do të ketë një proces të drejtë gjyqësor:

"Në Turqi, gjyqësori nuk është i paanshëm dhe i pavarur. Dhe është e pamundur të flitet për seanca të drejta gjyqësore në një mjedis ku nuk ka një gjyqësor objektiv dhe të pavarur. Kjo situatë është gjithashtu rezultat i gjendjes së vështirë të krijuar nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme, sidomos në vendimet e gjykatës kushtetuese. Shpresoj që gjyqësori në Turqi të transformohet me shpejtësi dhe të fillojë të mbështesë të drejtat e njeriut, qytetarët dhe të drejtat themelore".

Edhe Shtetet e Bashkuara dënuan arrestimet:

"Ndjekjet penale si kjo, me pak dëshmi apo transparencë minojnë sundimin e ligjit në Turqi dhe detyrimet e vendit për respektimin e të drejtave individuale. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve turke që të tërheqin akuzat, të lirojnë personat e arrestuar dhe të heqin dispozitat e gjendjes së jashtëzakonshme që lejojnë ndjekjet penale pa dallim të individëve", tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert

Turqia këtë javë zgjati gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur pas grushtit të dështuar të shtetit edhe për tre muaj të tjerë, pak pasi votuesit miratuan me rezultat të ngushtë një referendum për të ndryshuar kushtetutën dhe për t’i zgjeruar kompetencat e Presidentit Erdogan.

Më shumë se 50,000 njerëz janë arrestuar gjatë shtypjes njëvjeçare që pasoi puçin e dështuar të vitit të kaluar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG