Lidhje

Turqia i bën thirrje Kinës të mbyllë kampet e ujgurëve


Turqia thotë se Kina duhet të mbyllë objektet që Ankaraja i quan “kampe përqendrimi” për rreth 1 milionë ujgurë, duke i deklruar ato “një turp të madh për njerëzimin”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy tha në një deklaratë të shtunën se “nuk është më sekret që më shumë se një milionë turq ujgurë nën arrest arbitrar, u nënshtrohen torturave dhe presionit politik në kampe internimi dhe burgje”.

Deklarata e Turqisë pason lajmin për vdekjen e poetit dhe muzikantit ujgur, Abdurehim Heyit që ishte mbajtur në një nga kampet e provincës Xinjiang të Kinës.

Agjencia Associated Press njofton se nuk mund ta konfirmojë në mënyrë të pavarur vdekjen e tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG