Lidhje

Zgjedhjet në Turqi më 1 nëntor


Në Turqi do të mbahen zgjedhje të parakohëshme më 1 nëntor, njoftoi të martën Kryetari i Komsionit të Zgjedhjeve.

Ky njoftim vjen një ditë pasi Presidenti Recep Tayyip Erdogan kërkoi zyrtarisht mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Partia Drejtësi dhe Zhvillim e zotit Erdogan, AKP, humbi shumicën në zgjedhjet e qershorit, për herë të parë që nga viti 2002 dhe dy muaj bisedime me opozitën për formimin e një koalicioni qeverisës ishin të pasuksesshme.

Po të martën, zoti Erdogan i kërkoi kryeministrit Ahmet Davutoglu të formojë një kabinet të përkohshëm, në prag të zgjedhjeve të nëntorit.

Kundërshtarët e zotit Erdogan e kanë akuzuar atë për devijim të përpjekjeve për krijimin e një koalicioni, në mënyrë që t’i japë shansin partisë së tij të fitojë në zgjedhje shumicën dhe të sundojë e vetme.

XS
SM
MD
LG