Lidhje

Kryeministri turk viziton Iranin


Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, vizitoi Iranin në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për të nënshkruar disa marrëveshje ekonomike.

Zoti Erdogan u takua të mërkurën me presidentin iranian Hassan Rouhani dhe me udhëheqësin suprem Ayatollah Ali Khamenei. Kjo nuk është vizita e parë e kryeministrit Erdogan në Iran, por ajo bëhet në një moment kritik, kur të dy vendet kanë qëndrime të kundërta lidhur me luftën civile në Siri. Turqia mbështet opozitën siriane, ndërsa Teherani mbështet presidentin e Sirisë Bashar al-Assad.

Por megjithë dallimet, Turqia është më e hapur ndaj idesë së përfshirjes së Iranit në bisedimet për të ardhmen e Sirisë. Sipas shtypit iranian, tregëtia mes të dy vendeve arrin në shifrat e 20 milardë dollarëve në vit. Në vendin e tij, kryeministri Erdogan përballet me një skandal korrupsioni.
XS
SM
MD
LG