Lidhje

Shpërthim në Stamboll - pesë të vdekur


Pesë persona kanë humbur jetën dhe të paktën 36 janë plagosur, shtatë në gjedje të rëndë, në një sulm vetëvrasës në qarkun kryesor tregtar në Stamboll, Istiklal.

Ministri i Shëndetësisë, Mehmet Muezzinoglu që njoftoi për shifrat e viktimave, tha gjithashtu se 12 nga të plagosurit ishin shtetas të huaj.

Ministri i Jashtëm Iranian, Mohammad Javad Zarif që ndohdhet për një vizitë zyrtare në Stamboll e dënoi sulmin dhe i shprehu ngushëllimet qeverisë turke dhe gjithë vendit.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Marc Ayrault e dënoi sulmin si një “akt të tmerrshëm dhe burracak”, duke shtuar se Parisi ishte në solidaritet me Turqinë.

Shpërthimi i së shtunës pasoi sulmin e 13 marsit në Ankara që shkaktoi 37 të vrarë.

XS
SM
MD
LG