Lidhje

Kurdët kryejnë sulm vetëvrasës në Turqi


Kryengritësit kurdë ndërmorën një sulm vetëvrasës sot në një postë policie në Turqinë Lindore, duke shkaktuar vdekjen e dy ushtarëve dhe plagosjen e 24 të tjerëve.

Zyra e guvernatorit lokal tha se sulmi në rajonin e Agrit, pranë kufirit iranian, ishte bërë me një makinë bujqësore që ishte mbushur me dy tonë eksplozivë.

Në një sulm tjetër, një ushtar turk u vra dhe katër të tjerë u plagosën në provincën juglindore të Mardinit kur automjeti i tyre kaloi mbi një minë tokësore që besohet se ishte vendosur nga kryengritësit.

Viktimat ishin të fundit në një valë të intensifikuar dhune mes PKK-së, partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe Turqisë.

XS
SM
MD
LG