Lidhje

Të paktën 17 të vdekur në një aksident në Turqi


Të paktën 17 vetë vdiqën dhe 36 të tjerë u plagosën kur një minibus goditi një shtyllë në Turqinë lindore dhe u kaplua nga zjarri.

Shoferi i makinës është në mesin e të vdekurve, thanë autoritetet turke, ndërsa të plagosurit, në mesin e të cilëve disa në gjendje të rëndë, u dërguan në spitalin shtetëror në Igdir.

Kryetari i Igdirit, Enver Unlu, tha se disa persona vdiqën kur minibusi u përplas, ndërsa disa të tjerë u shtypën nga një furgon që po transportonte migrues.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, tha se në makinën që u përfshi në aksident kishte qytetarë nga Afganistani, Pakistani dhe Irani, që kishin hyrë në rrugë të paligjshme në Turqi nëpërmjet kufirit iranian.

Në minibusin me 14 vende, thuhet në njoftimin e agjencisë, kishte më shumë se 50 persona, përfshirë edhe gra.

Prokurori publik në Igdir ka hapur hetimet, ndërsa zyrtarët janë vënë në përpjekje për të identifikuar shoferin.

Trembëdhjetë migrues të paligjshëm në furgonin tjetër janë arrestuar nga forcat e sigurisë.

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Turqi. Televizioni shtetëror raportoi muajin e kaluar se 3 mijë e 530 veta kanë humbur jetën në aksidentet rrugore gjatë vitit 2017.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG