Lidhje

Protesta masive në Stamboll


Dhjetra mijëra vetë i mblodhën në Stamboll të dielën për të protestuar ndaj masave shtypëse të Presidentit Recep Tayyip Erdogan ndaj kritikëve të qeverisë së tij pas grushtit të dështuar të shtetit vitin e kaluar.

Demonstruesit brohorisnin "Të drejta, ligj, drejtësi”, në mbështetje të udhëheqësit kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroglu, që përshkoi 450 kilometra në këmbë nga kryeqyteti Ankara, pasi një ligjvënës nga partia e tij u burgos në qershor.

Ishte protesta më masive prej disa vitesh kundër presidentit Erdogan, qeveria e të cilit ka arrestuar mbi 50 mijë vetë dhe hoqi nga puna 100 mijë punonjës civilë që i ka karakterizuar si përkrahës të grushtit të dështuar të shtetit. Turqia pretendon se grushti I shtetit ishte organizuar nga kleriku Fethullah Gulen, që jeton në Shtetet e Bashkuara. Gulen mohon çdo përfshirje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG