Lidhje

Turqia vazhdon ndalimin e anëtarëve të ushtrisë


Në Turqi, pasojat e përpjekjes së dështuar për grusht shteti vazhduan edhe sot, me urdhrin e autoriteteve për arrestimin e 73 pilotëve të forcave ajrore, që akuzohen si pjesë e puçit ushtarak të korrikut.

Media shtetërore turke njoftoi se 45 nga pilotët u arrestuan gjatë operacioneve të policisë në të gjithë vendin, ndërsa të tjerët, që ishin ndaluar më parë, u vunë zyrtarisht nën arrest.

Nga personat e arrestuar sot, 71 ishin nënkolonelë të forcës ajrore ndërsa dy ishin kolonelë, sipas zyrës së prokurorit që lëshoi urdhërat.

Oficerët akuzohen për lidhje me një grup të udhëhequr nga Fethullah Gylen, predikues musliman që jeton në Shtetet e Bashkuara, për të cilin autoritetet turke thonë se ideoi përpjekjen për grusht shteti. Gylen ka mohuar çdo përfshirje.

XS
SM
MD
LG