Lidhje

Turqia vendos trupa në Siri


Turqia ka dislokuar trupa në provincën Idlib të Sirisë, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftimeve dhe kontrollit xhihadist në rajon.

Zyrtarët ushtarakë turq thanë të premten se forcat turke po vendosin poste vëzhgimi në zonë. Gazeta Hurriyet njofton se Turqia dërgoi mbi 100 ushtarë dhe 30 automjete të blinduara në rajonin veriperëndimor sirian. Gazeta tha se më shumë trupa do të vendoseshin gjatë ditëve të ardhshme.

Trupat e Turqisë po mbështesin Ushtrinë e Lirë Siriane, rebelët sirianë që duan të rrëzojnë presidentin Bashar al-Assad.

Në një fjalim televiziv të premten, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha: “Ne thamë se do të vijë pa paralajmërim gjatë natës, dhe natën e kaluar, filluam operacionin” duke iu referuar operacionit që filloi të enjten.

“Ne ndajmë një kufi prej 911 kilometrash me Sirinë, dhe jemi ne ata që janë nën kërcënim” tha zoti Erdogan.

Turqia aktualisht po strehon rreth 3 milionë refugjatë nga Iraku dhe Siria. Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar se Turqia mund të përballet me një krizë humanitare, por gjithashtu një kërcënim sigurie për shkak të xhihadistëve me bazë në Idlib.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG