Lidhje

Ushtria turke sulmon nga ajri rebelët kurdë në Irak dhe Siri


Turqia kreu të martën sulme ajrore kundër rebelëve kurdë në pjesën veriore të Irakut dhe në verilindje të Sirisë.

Sipas një deklarate të ushtarakëve turq, sulmet kishin për qëllim të parandalonin hyrjen në territorin turk të rebelëve, armëve dhe eksplozivëve.

Zyrtarët turq kanë paralajmëruar se rebelët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit të nxjerrë jashtë ligjit (PKK), i përdorin ato zona si vendstrehime dhe shpesh për të lidhur PKK-në me luftëtarë të tjerë kurdë, që jetojnë atje, siç janë Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG), të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Organizata “Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut” me seli në Britani, që monitoron konfliktin në Siri, tha se sulmet ajrore të së martës vranë të paktën 18 luftëtarë të YPG-së dhe përfaqësues të mediave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG