Lidhje

Turqi, protestuesit sfidojnë Kryeministrin Erdogan


Municipality workers collect garbage from the Taksim Square in Istanbul, June 13, 2013.
Municipality workers collect garbage from the Taksim Square in Istanbul, June 13, 2013.

Anketat tregojnë se demonstruesit i acaruan sidomos deklaratat e forta kundër protestuesve të bëra nga zoti Erdogan

Në Turqi, protestuesit nuk po i binden një kërkese të qeverisë për t'u larguar nga një park i Stambollit, ku është planifikuar të bëhen ndërtime. Ndërkohë, mbrëmë gjatë natës, policia arrestoi dhjetëra protestues në kryeqytetin Ankara.

Protestuesit thanë sot se nuk kanë besim te kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, i cili u deklaroi atyre se do t'i pezullojë planet e ndërtimit në parkun Gezi në pritje të një vendimi të gjykatës për këtë çështje.

"Ne kemi shumë ditë që rrimë këtu, rreth dy javë apo më shumë. Ne nuk besojmë se do të ketë ndonjë rezultat nga bisedimet me qeverinë ose nga takime të tjera të mundshme. Ne do të rezistojmë me tërë fuqinë. Pas takimit që kemi pasur dje me Platformën e Solidaritetit të Taksimit, shumica e jonë mendojnë se ne do të vazhdojmë të rezistojmë," thotë ky protestues.

Mbrëmë gjatë natës, policia arrestoi dhjetëra protestues në kryeqytetin Ankara, disa orë pas një oferte pajtimi të bërë nga zoti Erdogan. Ndërsa sot policia u mori tendat dhe batanijet demonstruesve që e kaluan natën në Parkun Kugulu, në solidaritet me aktivistët në Parkun Gezi të Stambollit.

Kryeministri turk është takuar me dy grupe protestuesish në përpjekje për të shmangur pasojat mbi qeverinë.

Prej dy javësh, planet për të prishur parkun afër sheshit Taksim janë bërë shkak për demonstrata dhe marshime proteste.

Ndërkohë, sipas një ankete, shumica e njerëzve iu bashkuan protestave pas veprimeve të dështuara të policisë më 31 maj për t'i shpërndarë ato. Anketat tregojnë gjithashtu se një pjesë e demonstruesve u acaruan sidomos nga deklaratat e forta kundër protestuesve të bëra nga Kryeministri Erdogan.
XS
SM
MD
LG