Lidhje

Lirohen 49 pengjet turke nga ISIS


Kryeministri i Turqisë thotë se 49 pengje turke të kapura në muajin qershor nga militantët e ISIS-it në Irak, janë liruar. Turqia ka cituar pengjet si pengesë për të marrë pjesë në koalicionin e NATO-s për të mundur militantët.

Ahmet Davutoglu tha të shtunën se pengjet u liruan në fillim të ditës, pas atyre që ai cilësoi “përpjekje intensive” që vazhduan për javë të tëra. Pak hollësi të tjera janë marrë vesht, por agjencia turke shtetërore e lajmeve

Anadolu njoftoi se nuk ishin paguar para për lirimin e pengjeve. Pamjet televizive paraqisnin ish-pengjet duke mbërritur në aeroportin e Ankarasë, duke u përshëndetur nga familjarët dhe miqtë që kishin dalë për t’i pritur.

Pengjet, mes tyre diplomatsë, ushtarë dhe fëmijë, u rrëmbyen nga konsullata turke në Mosul, të Irakut, më 11 qershor, ndërsa militantët e Shtetit Islamik morën kontrollin e qytetit dhe rajone të tëra të Irakut dhe Sirisë.

Po të shtunën, zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtulmus, tha sembi 60,000 refugjatë kurdë të Sirisë që largohen nga vendi për t’i shpëtuar luftëtarëve të Shtetit Islamik, kanë shkuar në Turqi, që kur Ankaraja hapi kufirin të premten.

XS
SM
MD
LG