Lidhje

SHBA dënojnë ekzekutimin e ushtarëve nga ISIS


Shtetet e Bashkuara dënuan ekzekutimin e dy ushtarëve turq nga militantët e Shtetit Islamik.

Një video tregon dy ushtarë turq duke u ekzekutuar me djegie nga Shteti Islamik në Siri, sipas mediave dhe një grupi monitorimi me qendër në SHBA.

Grupi i Inteligjencës SITE, i cili monitoron grupet militante në internet, tha se Shtetit Islamik në Siri publikoi një video të dy ushtarëve turq duke u nxjerrë nga një kafaz të lidhur me zinxhirë dhe duke u djegur të gjallë.

Autenticiteti i videos nuk mund të verifikohej nga burime të pavarura.

XS
SM
MD
LG