Lidhje

Vazhdojnë demonstratat në Turqi


Nata e tretë e përleshjeve mes policisë turke dhe demonstruesve vazhdoi deri mëngjesin e sotëm

Nata e tretë e përleshjeve mes policisë turke dhe demonstruesve vazhdoi deri mëngjesin e sotëm.

Policia në Stamboll hodi granata tumëse dhe gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit. Ka njoftime për të plagosur dhe disa persona janë ndaluar nga policia.

Demonstratat e fundit në Stamboll dhe Ankara u nxitën nga vdekja e një protestuesi 22 vjeçar gjatë një demonstrate në provincën Hatay në fillim të javës.

Në qershor, shtypja e protestave ulur nga ana e policisë kundër një projekti zhvillimi në një park të Stambollit shkaktoi një seri protestash anti-qeveritare që vunë në shënjestër kryeministrin Tayyip Erdogan.

XS
SM
MD
LG