Lidhje

Bashkëpunim SHBA-Turqi mbi krizën në Siri


Shtetet e Bashkuara dhe Turqia do të krijojnë një grup pune për të planifikuar reagimin ndaj skenareve të ndryshme në Siri, duke thënë se synimi është të përshpejtohet fundi i regjimit të Presidentit Bashar al-Asad.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe Ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu e njoftoi këtë nismë sot, gjatë vizitës së kryediplomates amerikane në Turqi.
Ata thanë se grupi i punës do të bashkërendojë reagimin politik, ushtarak, dhe të shërbimeve të zbulimit, ndërkohë që gjendja në Siri vazhdon të precipitojë.
Në përgjigje të pyetjeve nga gazetarët nëse opsionet që po diskutohen përfshijnë vendosjen e një zone ndalim-fluturimesh mbi disa pjesë të Sirisë, zonja Klinton tha se nuk e përjashton këtë alternativë, por se duhet një analizë më e thellë e situatës.
XS
SM
MD
LG