Lidhje

SHBA fillojnë operacionet kundër ISIS nga Turqia


Pentagoni thotë se forcat amerikane në Turqi kanë ndërmarrë sulmin e parë kundër Shtetit Islamik në Siri.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se sulmi i parë i ndërmarrë me fluturime nga Turqia u krye me avion të telekomanduar sot, në të njëjtën ditë që avionë luftarakë dhe mjete të telekomanduara filluan të mbërrijnë në një bazë ajrore në jug të Turqisë.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara po planifikojnë operacione të përbashkëta luftarake për të sprapsur ISIS nga një zonë siriane në kufi me Turqinë.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu e njoftoi planin, duke thënë se parashikon “një betejë të gjerë” kundër ekstremistëve të ISIS që do të reduktonte kërcënimin që paraqet kjo organizatë ndaj forcave të moderuara opozitare në Siri.

Sekretari i Shtetit John Kerry dhe zoti Cavusoglu e diskutuan situatën e Sirisë gjatë një takimi në Kuala Lumpur, ku ata ndodhen për forumin rajonal aziatik.

XS
SM
MD
LG