Lidhje

Vendet e BE-së dëbojnë diplomatë rusë


Në një veprim të koordinuar, masa të ngjashme kundër diplomatëve rusë njoftoi edhe Bashkimi Evropian. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha sot se Bashkimi Evropian tërhoqi ambasadorin nga Moska, duke e thirrur për konsultime.

Britania ka dëbuar 23 diplomatë rusë dhe vendosi mbylljen e konsulatës në Shën Petërburg. 14 vende të BE-së kanë vendosur dëbimin e diplomatëve rusë, ndër to Gjermania, Franca dhe Polonia nga 4 diplomatë secila.

Sipas zotit Tusk, në ditët dhe javët e ardhshme, mund të ketë dëbime të tjera. Sipas njoftimeve të para nga Rusia, Moska pritet të kundërpërgjigjet me masat e saj kundër diplomatëve amerikanë dhe të vendeve të tjera që po dëbojnë diplomatët rusë.

Ja vendet që po dëbojnë diplomatë rusë dhe numri i të dëbuarve:

SHBA 60

Britani 23

Shqipëri 2

Kanada 4

Ukrainë 13

Francë 4

Gjermani 4

Poloni 4

Lituani 3

Rep. Çeke 3

Itali 2

Holandë 2

Danimarkë 2

Suedi 1

Letoni 1

Estoni 1

Finlandë 1

Rumani 1

Kroaci 1

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG