Në Washington, pati reagime me protesta pas vizitës si Presidentit turk në Shtëpinë e Bardhë.
Në një protestë që u zhvillua para ambasadës turke në kryeqytetin amerikan, pati nëntë të plagosur dhe u arrestuan dy persona. Përleshjet ndodhën pasi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Agjencia Associated Press tha se gjatë protestës pati përleshje mes mbështetësve të zotit Erdoganit dhe pjesëtarëve të komunitetit armen. Zyrtarët e ambasadës turke nuk kanë bërë komente lidhur me këtë incident. Ndërsa, Departamenti i Shtetit i SHBA nuk pranoi të komentonte për ngjarjen.
Facebook Forum