Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Xhon Il po viziton Rusinë për herë të parë në afro 1 dekadë.
Zyrtarët rusë thanë në komentet për shtyp se treni me të cilin udhëtonte zoti Kim kaloi kufirin në orët e para të ditës së sotme për vizitën gjatë të cilës ai do të takohet edhe me presidentin Dmitry Medvedev.
Kremlini nxori një deklaratë të shkurtër ku konfirmon mbërritjen e udhëheqësit koreano-verior, duke e cilësuar takimin mes zotit Kim dhe zotit Medvedev si “aktivitetin kryesor” të vizitës.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut e quajti udhëtimin “jozyrtar”, dhe tha se zoti Kim do të vizitojë rajonin e Siberisë dhe Lindjes së Largët të Federatës Ruse me ftesë të presidentit Medvedev.
Vizita e udhëheqësit komunist fillon vetën një ditë pasi Rusia njoftoi se do të dërgojë 50 mijë tonë drithëra në fund të shtatorit. Koreja e Veriut preket shpesh nga mungesat ushqimore, një problem që është rënduar së fundmi nga përmbytjet.
Zoti Kim për herë të fundit vizitoi Rusinë në vitin 2002, ku u takua me presidentin e atëhershëmVladimir Putin në qytetin lindor të Vladivostokut.Listen