Lidhje

Udhëheqësit e Kongresit përpiqen për arritjen e marrëveshjes së borxhit


Udhëheqësit e Kongresit përpiqen për arritjen e marrëveshjes së borxhit
Udhëheqësit e Kongresit përpiqen për arritjen e marrëveshjes së borxhit

Me afatin kohor që po afron me shpejtësi, drejtuesit e kongresit amerikan vazhdojnë përpjekjet për arritjen e një marrëveshje që do të ndalte vendin më të pasur të botës të mos jetë në gjendje të paguaj borxhin.

Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani John Boehner u tha gazetarëve se ka besim se do të ketë një zgjidhje të konfliktit për të shkurtuar shëenzimet qeveritare.

Sekretari i Thesarit Timothy Geithner shprehu gjithashtu besim se marrëveshja është pranë. Ai tha në një intervistë për rrjetin CNN se është e paimagjinueshme për Shtetet e Bashkuara të mos jenë në gjendje të përmbushin detyrimet financiare.

Negociatorët kanë shprehur shpresë për arritjen e një marrëveshje gjatë orëve të ardhshme, para hapjes së tregjeve financiare aziatike.

XS
SM
MD
LG