Lidhje

Udhëheqësit e opozitës libiane debatojnë rreth rolit të fesë në qeveri


Udhëheqësit e opozitës libiane debatojnë rreth rolit të fesë në qeveri
Udhëheqësit e opozitës libiane debatojnë rreth rolit të fesë në qeveri

Ndërsa forcat e opozitës libiane po luftojnë kundër trupave besnike të udhëheqësit libian Muamar Gadafi në Libinë qendrore dhe perëndimore, udhëheqësit e opozitës kanë formuar një autoritet të përkohshëm në lindje dhe po planifikojnë hartimin e një kushtetute të re. Një pjesë e debatit përqendrohet mbi rolin e fesë në këtë rajon shumë fetar. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Skot Bob, foli me udhëheqës të ndryshëm dhe dërgoi këtë kronikë nga Bengazi.

Udhëheqësve në zonat e kontrolluara nga opozita libiane u pëlqen ta quajnë kryengritjen e 17 shkurtit “revolucion”. Ata shpresojnë të vendosin demokracinë dhe sundimin e ligjit përmes një kushtetutë të re. Profesori i së drejtës fetare në Universitetin Garjunis të Bengazit, Osama el-Saladi, thotë se gjatë sundimit 41-vjeçar të Muamar Gadafit, institucionet fetare kanë qenë të kontrolluara si edhe jeta politike.

“Për këtë arsye ne si komb aspirojmë për një shtet demokratik, kushtetues dhe civil. Nuk ka vend për një sistem ku një familje ose një individ kontrollon çdo gjë”.

Feja islame është pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme në Libi, siç dëshmojnë mijëra njerëz të cilët mblidhen për t’u falur çdo të premte në selinë e opozitës në Bengazi. Disa vëzhgues kanë frikë se islamistët radikalë do të përfitojnë nga vakumi i tanishëm dhe të marrin kontrollin e shtetit. Profesor El-Saladi nuk beson se kjo mund të ndodhë, edhe pse shpreson që udhëheqësit fetarë të luajnë rol në ndërtimin e shtetit të ri. Profesori Zahi Mogerbi, këshilltar politik në Këshillin e Përkohshëm, thotë se mungesa e lirive individuale nën regjimin e Gadafit nxiti ekstremizmin fetar.

"Sapo të krijohet një shoqëri e hapur, ku çdo kush gëzon të drejtën për të diskutuar çështje politike e publike si dhe të drejtën për të kandiduar për poste të ndryshme, mendoj se ne do të parandalojmë dhe ndoshta zhdukim shumicën e këtyre prirjeve radikale dhe ekstreme".

Një zëdhënës i Këshillit Kombëtar Kalimtar të opozitës, Mustafa Geriani, thotë se shoqëria libiane është kryesisht suni dhe nuk ka ndarje sektare, si ato që kanë nxitur ekstremistët në disa vende muslimane.

“Ekstremistët nuk kanë hapësirë për të punuar. Shoqëria libiane është shumë e integruar. Njerëzit njohin njëri-tjetrin. Nuk ka vend për sulme vetëvrasëse. Dhe ne s’kemi frikë nga ata. Në demokraci nuk ka frikë nga pikëpamjet politike”.

Këshilltari politik i opozitës, Profesor Zahi Mogerbi, thotë se mungesa e lirive individuale nën regjimin e Gadafit ka nxitur ekstremizmin fetar.

“Sapo të kthehemi në shoqëri të hapur, ku të gjithë të kenë të drejtën për të diskutuar për çështjet publike dhe për të kandiduar për poste shtetërore, besoj se do të zbutet dhe mbase do të zhduket shumica e këtyre prirjeve ekstremiste”.

Afaristi gjerman Ulrich Reuter thotë se frikat se islamistët mund të rrëmbejnë revolucionin libian janë të pabaza.

"Këto janë vetëm fjalë. Kam punuar këtu për 8 vjet. Kam eksperiencë në zona të ndryshme të Libisë dhe nuk kam parë ndonjë problem për sa I përket fesë islamike të këtij vendi. Libianët thjeshtë nuk janë të kënaqur me sistemin aktual".

Analistë të pavarur thonë se feja islame është përdorur për të mobilizuar njerëzit si pro edhe kundër regjimit të Gadafit. Por ata thonë se feja nuk është përdorur si mjet politik, të paktën jo deri më tani.

XS
SM
MD
LG