Lidhje

Policia po heton helmimin e dy britanikëve me "novichok"


Policia britanike kundër terrorizmit po punon të enjten për të përcaktuar se si ka ndodhur që një burrë dhe një grua janë prekur nga një agjent nervor, që ishte përdorur më herët gjatë këtij viti në një sulm mbi një ish agjent të dyfishtë dhe të bijës së tij.

Sekretari i Brendshëm, Sajid Javid, po drejton komitetin qeveritar të emergjencave të njohur si COBRA, ndonëse zyrtarët thanë se rreziku për publikun është i ultë.

Çifti, që u identifikua si Dawn Sturgess dhe Charlie Rowley, 44 dhe 45 vjeç, u gjetën pa vetëdije të shtunën në Amesbury, rreth 13 kilometra larg Salisburyt, ku Sergei Skripal dhe e bija Yulia, ishin gjetur në muajin mars.

Është e paqartë se si mund të jenë prekur të dy britanikët nga helmi që shpërbëhet shumë ngadalë. E kaluara e tyre nuk lë të kuptohet çfarëdo lidhje me botën e spiunazhit apo me ish Bashkimin Sovjetik.

Ministri i Sigurisë, Ben Wallace, i tha BBC-së të enjten se hetuesit besojnë që kjo është rezultat i incidentit të muajit mars dhe nuk ka të bëjë me ndonjë sulm të drejtpërdrejtë ndaj dy britanikëve, Sturgess and Rowley.

Më herët ndihmës komisionari i policisë së Londrës, Neil Basu, tha se nuk ishte e qartë nëse ekzistonte një lidhje midis dy rasteve dhe nëse agjenti nervor erdhi nga i njëjti grup që la Skripalet duke luftuar për jetën e tyre.

Banorët e zonës kishin një ndjenjë të të zymtë të "deja vu-së". Katër muaj pasi që këndi i qetë i tyre u përfshi në një sagë të stilit të Luftës ë Ftohtë me spiunë, armë kimike dhe tensione ndërkombëtare, ata janë të shqetësuar nëse ajo po ndodhë sërish. Britania ka akuzuar Rusinë për sulmin mbi Skripalët, ndërsa Rusia e ka mohuar një gjë të tillë.

Policët ishin thirrur në mëngjesin e së shtunës për shkak të jë gruaje që ishte alivanosur dhe më pas në mbrëmje, pasi që një burrë ishte alivanosur në pronën e njëjtë. Policia fillimisht kishte menduar se ata dy që ishin identifikuar nga miqtë e tyre si Dawn Sturgess dhe Charlie Rowley, mund të ishin helmuar me heroinë.

Fillimisht hetimet ishin drejtuar nga policia lokale, por Basu tha se detektivët e kundër terrorizmit morën përsipër hetimin, pasi që substanca u identifikua si "novichok". Ai tha se 100 oficerë janë përfshirë në këtë detyrë.

Zyra e kryeministres, Theresa May, tha se ajo është duke u informuar për rastin, "i cili është e kuptueshme që po trajtohet me shkallën më të lartë të seriozitetit".

Madje edhe para se helmi të konfirmohej si "novichok", shërbimet e emergjencave thanë se ai ishte i njëjtë me rastin e Sergei Skripalit. Ish oficeri rus i zbulimit ishte akuzuar për spiunim për Britaninë para se të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë shkëmbimit të të burgosurve në vitin 2010.

Britania akuzoi Rusinë për helmimin e Skripalëve, një pohim që është hedhur poshtë me forcë nga Moska. Ngjarja nxiti një krizë diplomatikë ndërmjet Rusisë dhe perëndimit. përfshirë dëbimin e qindra diplomatëve nga të dyja palët.

Dy të helmuarit britanik po trajtohen në spitalin e Salisburyt, ku ishin trajtuar edhe Skripalët.

Salisbury me rrethinë së voni kishin filluar të rimëkëmbeshin pas javësh në qendër të një drame spiunazhi ndërkombëtar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG