Lidhje

Disa ekspertë të shqetësuar për marrëdhëniet Ukrainë-Kinë 


Ndërsa presidenti i Ukrainës përgatitet për një vizitë në Uashington, Kievi po pranon vaksina kundër koronavirusit nga Kina dhe ka nënshkruar marrëveshje për infrastrukturën me Pekinin për të ndërtuar rrugë, ura dhe projekte hekurudhore. Por disa ekspertë paralajmërojnë se marrëdhëniet e afërta të Ukrainës me Kinën mund të dëmtojnë lidhjet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe të kenë pasoja të tjera negative

Disa ekspertë të shqetësuar për marrëdhëniet Ukrainë-Kinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:58 0:00

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken këtë javë në Uashington për t'u përgatitur për një vizitë të shumëpritur që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të bëjë gjatë këtij muaji në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë erdha këtu për të përgatitur vizitën e presidentit tim në Uashington. Ne dëshirojmë që kjo vizitë të jetë produktive, të ketë shumë rezultate, të cilat do t'i çojnë marrëdhëniet tona në nivelin tjetër”, deklaroi Ministër i Jashtëm ukrainas.

Sekretari Blinken u zotua për mbështetje të fortë amerikane për Ukrainën, përballë agresionit rus.

“Shtetet e Bashkuara janë shumë të angazhuara për pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës, integritetin e saj territorial. Ne do të flasim për sfidat e secilës prej tyre dhe punën që po bëjmë së bashku për të mbrojtur një Ukrainë të fortë që mund të mbrojë veten kundër agresionit të jashtëm, por gjithashtu të ndjekë procesin jetësor të rëndësishëm të reformave për të forcuar edhe më shumë demokracinë dhe ekonominë e saj”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Muajin e kaluar, Kina njoftoi se nënshkroi një marrëveshje me Ukrainën duke inkurajuar kompanitë dhe institucionet financiare të të dy vendet të bashkëpunojnë për ndërtimin e rrugëve, urave dhe hekurudha.

Vetëm disa ditë më parë, Ukraina papritmas u tërhoq nga miratimi i një deklarate të përbashkët, për të kërkuar një hetim nga Kombet e Bashkuara mbi abuzimet e të drejtave të njeriut ndaj myslimanëve ujgurë dhe pakicave të tjera në rajonin Xinjiang të Kinës.

Shërbimi ukrainas i Zërit të Amerikës pyeti Ministrin e Jashtëm Kuleba nëse krijimi i lidhjeve më të ngushta me Kinën po sjell një largim të Ukrainës nga bota perëndimore.

“Ky veprim nuk është një kthim pas. Ne jemi pjesë e botës perëndimore; ne jemi duke u zhvilluar si pjesë e kësaj bote. Por tregtia me Kinën është një realitet objektiv, dhe megjithëse Shtetet e Bashkuara kanë një politikë parimore të sigurisë ndaj Kinës, tregtia po lëviz në drejtimin e vet. Dhe marrëdhëniet tona me Kinën po zhvillohen bazuar në këtë model”, tha Dmytro Kuleba, Ministër i Jashtëm i Ukrainës.

Por disa ekspertë shprehën shqetësimin për këtë afrim të Ukrainës me Kinën.

“Kjo marrëveshje tashmë ka krijuar një reagim të ashpër në qarqe të caktuara në Shtetet e Bashkuara. Dhe Ukraina varet nga Uashingtoni shumë më tepër sesa nga Pekini. Dhe Pekini nuk do të dalë nga rruga e tij për të ndihmuar Kievin”, thotë eksperti Stephen Blank, nga Instituti për këkrime të politikës së Jashtme.

Disa ekspertë të tjerë thonë se ka një lidhje të drejpërdrejtë mes tërheqjes së Ukrainës nga miratimi i deklaratës për të dënuar abuzimet e të drejtave të njeriut ndaj myslimanëve ujgurë dhe pakicave të tjera në rajonin Xinjiang dhe marrëveshjeve për investimet dhe vaksinat.

“Ne shikojmë një lidhje të drejtpërdrejt për pozicionin e Ukrainës mbi gjenocidin e Kinës kundër ujgurëve. Ajo që Kina po bën atje është shkelja më e madhe e të drejtave të njeriut që po ndodh sot në botë. Por Ukraina vendosi, ndoshta nuk kishte nevojë të bashkohej me një grup që kritikonte Kinën dhe në këtë mënyrë të mbante një marrëdhënie biznesi më fitimprurëse”, thotë John Herbst, nga Këshilli i Atlantikut.

Ekspertë të tjerë thonë se Ukraina mund të jetë mërzitur nga SHBA, që nuk i bëri më shumë presion Gjermanisë për të ndaluar ndërtimin e gazsjellësit rus NordStream 2, të cilin Kievi e kundërshton me forcë.

“Kjo është shfaqje e pakënaqësisë së Ukrainës me Shtetet e Bashkuara. Por përsëri, unë mendoj se kjo është një lojë e rrezikshme nëse ukrainasit po luajnë në këtë mënyrë. Unë mendoj se ata duhet të ngrihen kundër abuzimeve të të drejtave të njeriut kudo në botë, ashtu si Shtetet e Bashkuara qëndrojnë kundër abuzimit të të drejtave të qytetarëve ukrainas në rajonet e pushtuara të Ukrainës lindore”, Mark Simakovsky, nga Këshilli i Atlantikut.

Shumica e ekspertëve pajtohet se marrëveshjet e infrastrukturës dhe shpërndarja e vaksinave është pjesë e strategjisë së përgjithshme gjeopolitike të Pekinit. Pekini mohon se po ndjek të ashtuquajturën “diplomaci të vaksinave” për të ushtruar më pas presione politike.

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se vaksinat për shpëtimin e jetëve nuk duhet të përdoren kurrë si mjet për presione politike.

XS
SM
MD
LG