Lidhje

Rajonet separatiste të Ukrainës, zgjedhje të veçanta


Agjencitë ruse të lajmeve thonë se Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar ligjvënësve të anulojnë të drejtën që i kanë dhënë forcave ruse për të ndërhyrë në Ukrainë.

Sipas njoftimit, Presidenti Putin i bëri sot një kërkesë Dhomës së Lartë të Parlamentit.

Mbrëmë, presidenti Barack Obama i kërkoi me telefon zotit Putin që të ndihmojë në zbatimin e planit të udhëheqësit ukrainas Petro Poroshenko për lehtësimin e tensioneve politike, duke filluar me një armëpushim të premten

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti amerikan i bëri thirrje zotit Putin të ushtrojë presion ndaj separatistëve pro-rusë që të respektojnë armëpushimin një-javor dhe të ndalojnë kalimin e armëve në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ndërkohë, Rusia deklaroi sot se do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën të dielën në Ukrainë, por tha se do të njohë gjithashtu edhe votimet që do të mbajnë dy rajonet separatiste të Ukrainës Lindore më 2 nëntor. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk do t’i njohin këto zgjedhje. Në zgjedhjet e së dielës në Ukrainë, fituan dy parti pro-evropiane.

Me mbi 85 për qind të votave të numëruara nga zgjedhjet e parlamentare të së dielës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se Fronti Popullor i Kryeministrit Arseniy Yatsenyuk dhe blloku i kryesuar nga Presidenti Petro Poroshenko kanë secili nga rreth 22 për qind të votave.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska do t’i njohë rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

“Është shumë e rëndësishme për ne, për Ukrainën, që të ketë autoritete që nuk luftojnë kundër njëri-tjetrit dhe që nuk janë të mbërthyer në rivalitetin mes lindjes dhe perëndimit, por që përqendrohen tek çështjet reale me të cilat përballet vendi dhe punojnë për bashkimin e vendit dhe për të garantuar që të gjithë qytetarët, pavarësisht nga gjuha që flasin dhe nga pikëpamjet politike që kanë, të kenë një vend në Ukrainë”.

Shtetet e Bashkuara i përshëndetën zgjedhjet si një hap të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.

Ambasadori amerikan në Ukrainë, Geoffrey Pyatt tha se Shtetet e Bashkuara do t’i mbështesin aspiratat e Ukrainës për të hyrë në Bashkimin Evropian. Ai i quajti zgjedhjet një moment historik në përparimin e vendit drejt rivendosjes së institucioneve demokratike.

Është e qartë nga sondazhet paszgjedhore se do të ketë një shumicë e konsiderueshme e anëtarëve të parlamentit që mbështesin programin e reformës dhe modernizimit të institucioneve ukrainase”.

Megjithatë, afro 3 milion vetë nuk votuan dot në pjesën lindore të vendit, ku muaj të tërë luftimesh mes forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, kanë shkaktuar vdekjen e mbi 3 mijë e 700 vetëve.

Dy rajonet separatiste të Donetskut dhe Luhanskit kanë deklaruar mbajtjen e zgjedhjeve më 2 nëntor.

Në këtë vendim, ata kanë mbështetjen e Rusisë e cila tha se do t’i njohë votimet.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se votimet e parashikuara për më 2 nëntor do të ishin të rëndësishme për “legjitimizimin e pushtetit” në të këtyre “Republikave Popullore” të vetëshpallura që nuk janë njohur.

Presidenti amerikan Barack Obama tha dje se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i njohin zgjedhjet në zonat separatiste, nëse ato nuk respektojnë ligjin ukrainas dhe nuk mbahen me miratimin e qeverisë ukrainase.

XS
SM
MD
LG