Lidhje

Ukrainë, seperatistët dorëzojnë kutitë e zeza të avionit malajzian


Rebelët pro-rusë në Ukrainën lindore u kanë dorëzuar ekspertëve të Malajzisë kutitë e zeza të avionit të rrëzuar malajzian.

Transferimi ndodhi mbëmë në një takim në qytetin lindor të Ukrainës, Donetsk. Dorëzimi i kutive të zeza ndodhi vetëm disa orë pasi kryeministri malajzian Najib Razak zhvillojë një bisedë telefonike me kreun e rebelëve, Alexander Borodai.
Kolonel malajzian Mohamed Sakri tha se kutitë e zeza kishin pësuar dëmtime të vogla, por duken në "gjendje të mirë".

Më parë të hënën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri një rezolutë që dënon rrëzimin e avionit malajzian të pasagjerëve. Rezoluta gjithashtu kërkoi që separatistët pro-rusë që kontrollojnë zonën ku është rrezuar avioni t'u lejojnë hetuesve qasje të pakufizuar në zonë.

Zyrtarët në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thonë se avioni u godit nga një raketë tokë-ajër ndërkohë që ai po fluturonte mbi Ukrainën lindore me 17 korrik. 298 pasagjerët në bord janë vrarë.

XS
SM
MD
LG