Lidhje

DASH: Rusia mund të jetë duke përgatitur një kundërofensivë në Ukrainë


Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Rusia ka dërguar më shumë mjete ushtarake në Ukrainën Lindore, "një tregues për mundësinë e fillimit të një kundërofensive nën drejtimin e Rusisë", pranë dy qyteteve kufitare që janë nën kontrollin e rebelëve.

Zëdhënësja Jen Psaki tha se mes mjeteve janë tanke dhe raketa-hedhëse. Ajo citoi njoftimet se separatistët bombarduan rajone të banuara në qytetin-port Mariupol. Ajo po ashtu tha se luftime të ashpëra shpërthyen në aeroportin e qytetit Donetsk, qendër e separatistëve.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas dhe ata perëndimorë po e quajnë inkursionin një "pushtim vjedhurazi."

Gazeta "The New York Times", në një raportim nga Ukraina Juglindore, shkruante se ditët e fundit tanket, artileria dhe këmbësoria kanë hyrë në Ukrainë nga Russia, në qytetin kufitar Novoazovsk.

Në artikull thuhet se pushtimi ka shkaktuar tërheqjen e ushtrisë ukrainase dhe panik mes banërove rusishtfolës të Ukrainës Lindore.

XS
SM
MD
LG