Lidhje

Pushojnë luftimet në Ukrainë


Ushtria ukrainase dhe forcat kryengritëse pro-ruse kanë ulur armët në përpjekje për të rigjallëruar armëpushimin e shtatorit.

Dy palët kanë premtuar të ndalin luftimet në kuadër të së ashtu-quajturës “Dita e Heshtjes”.

Në mesditë, armëpushimi dukej se po respektohej, megjithëse pati njoftime për përleshje sporadike.

Pati përpjekje edhe për bisedime të paqes, por zyrtarë të Kievit thanë se negociatat nuk ka gjasa të fillojnë deri të premten. Kryengritësit pro-rusë dhe qeveria ukrainase e kanë shkelur disa herë armëpushimin e 5 shtatorit, duke rezultuar në afro 1 mijë të vdekur nga luftimet.

Kievi akuzon Rusinë se po furnizon me armë dhe forma të tjera mbështetjeje kryengritësit. Moska i hedh poshtë akuzat.

XS
SM
MD
LG