Lidhje

Ukrainë, arrestohet Saakashvili


Forcat ukrainase të sigurisë hynë me forcë në apartmentin në Kiev të Mikheil Saakashvili dhe në vijim arrestuan kundërshtarin e hapur të Presidentit Petro Poroshenko, i akuzuar për lidhje kriminale me ish-udhëheqësin ukrainas Viktor Yanukovych.

Policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ndërsa zoti Saakashvili u shfaq në mënyrë dramatike në tarracën e godinës, nga ku akuzoi zotin Poroshenko për tradhëti dhe vjedhje, përpara se të merrej me forcë nga policia.

Prokurori i Përgjithshëm ukrainas Yuriy Lutsenko u shpreh se një grup i organizuar kriminal i udhëhequr nga Viktor Yanukovych, i cili gjendet në azil në Rusi, ka financuar protestat e organizuara nga zoti Saakashvili.

Arrestimi i zotit Saakashvili shkaktoi përplasje mes policisë dhe mbështetësve të tij. Ai bëri thirrje që “të gjithë ukrainasit të dilnin në rrugë për të larguar hajdutët”.

Mbështetësit u përplasën me policinë dhe u shtrinë në rrugë duke u munduan të pengonin largimin e furgonit të policisë ku ishte futur zoti Saakashvili.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG