Lidhje

Debaltseve në duart e forcave pro-ruse


Pas disa javë luftimesh të ashpëra, separatistët pro-rusë morën sot kontrollin e qytetit lindor Debaltseve të Ukrainës lindore, ndërsa forcat e Kievit u tërhoqën.

Rebelët ngritën flamurin e tyre në qendrën e tyre strategjike që lidh qytetet e tjera nën kontrollin e tyre, Luhansk dhe Donetsk. Presidenti i Ukrainës urdhëroi tërheqjen e pjesës më të madhe të forcave qeveritare janë tërhequr nga qyteti Debaltseve, pasi rebelët njoftuan se kishin marrë peng qindra forca qeveritare dhe i lanë luftëtarët e tjerë me mungesa ushqimesh dhe uji. Ai tha se 80 për qind e disa qindra trupave ukrainase ishin larguar nga qyteti, të pasuar edhe nga të tjerë.

Zoti Poroshenko tha se tërheqja e trupave “ja la turpin Rusisë” për mbështetjen që u ofron sepratistëve. Forcat e Kievit, të cilat në fakt ishin të rrethuara në Debaltseve, u larguan bashkë me armët e tyre.Presidenti i Ukrainës thotë se pjesa më e madhe e forcave të tij qeveritare janë tërhequr nga qyteti lindor i Debaltseves që ka qenë nën rrethimin e kryengritësve pro-rusë dhe ku luftimet kanë vazhduar pavarësisht nga armëpushimi i shpallur të dielën.

Ushtarët shkuan në qytetin e kontrolluar nga qeveria, Artemivsk, të lodhur dhe të indinjuar.

“Nuk di ç’të them, komandantët nuk na thanë nëse po tërhiqemi apo thjesht po shkëmbehemi. Ata thjesht na thanë që të ndërrojmë pozicione sepse ishim të dislokuar atje për një kohë të gjatë dhe kishim humbje të mëdha, kështuqë ata vendosën që ne të linim pozicionet”.

Ky qytet strategjik, që është i rrethuar nga kryengritër pro-rebelë, ka qenë epiqendra e luftimeve javët e fundit. Dhuna ka vazhduar, edhe pse të dielën u nënshkrua një armëpushim, i ndërmjetësuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Sot, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini akuzoi kryengritësit pro-rusë se e kanë shkelur armëpushimin me veprimet e tyre.

“Më lejoni të theksoj se jo vetëm Bashkimi Evropian por i gjithë komuniteti ndërkombëtar, me rezolutën e miratuar dje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kërkon zbatimin e plotë të marrëveshjes së Minskit dhe është e rëndësishme që para së gjithash separatistët dhe Rusia ta zbatojnë atë duke filluar nga armëpushimi e deri tek tërheqja e armëve”.

Zonja Mogherini i referohej seancës së djeshme të Këshillit të Sigurimit ku u bë thirrje për respektimin e armëpushimit dhe ku Rusia paraqiti një projekt-rezolutë që u miratua unanimisht nga 15 anëtarët, në një lëvizje që ambasadorja amerikane në OKB Samantha Power e quajti ironike.

“Rusia flet për mbrojtjen e sovranitetit të vendeve dhe pastaj vepron sikur kufijtë e fqinjit të saj nuk ekzistojnë. Megjithatë edhe për ne që jemi mësuar të jetojmë në një botë të ngatërruar, ideja se Rusia që e prodhoi dhe vazhdon ta përshkallëzojë dhunën në Ukrainë, paraqet sot një rezolutë ku kërkon një zgjidhje paqësore është ironike, për të thënë më të paktën, duke qenë se ky këshill i ka dedikuar 30 palë që t’i kërkojnë Rusisë të ndalojë përshkallëzimin e këtij konflikti dhe duke pasur parasush pasojat njerëzore që po rriten çdo ditë”.

Ajo shtoi se ndërsa paraqet rezolutën, separatistët që Rusia i ka stërvitur, armatosur dhe krah të cilëve lufton, po a mbajnë të rrethuar Debeltseven me pasoja të përgjakshme.

Ambasadori rus, Vitaly Churkin reagoi duke thënë se të gjitha ngjarjet e kishin fillesën tek përmbysja e ish-presidentit të Ukrainës dhe se perëndimi kishte mbështetur vendimin e Kievit për të përdorur forcë.

XS
SM
MD
LG