Lidhje

Ukrainë: Ceremoni përkujtimore për aksidentin e Çernobilit


Ukrainë: Ceremoni përkujtimore për aksidentin e Çernobilit
Ukrainë: Ceremoni përkujtimore për aksidentin e Çernobilit

Qindra ukrainas janë mbledhur sot herët në gjithë vendin për të shënuar 25 vjetorin e katastrofës bërthamore në Chernobyl. Ngjarja kryesore u zhvillua në sheshin e qytetit Slavuçiç, një qyteti i vogël që ndodhet rreth 40 kilometra nga vendi ku ka ndodhur fatkeqësia më e rëndë bërthamore në botë.

Pjesëmarrësit sollën lule dhe ndezën qirinj për të nderuar viktimat e fatkeqësisë, përfshirë pëunonjësit të cilët humbën jetën në përpjekje për të shuajtur zjarrin që dilte nga reaktorët dhe ata që ndihmuan në evakuuimin e banorëve.

Vladimir Stanelevich është një nga 800 mijë punonjësit që ndihmoi në përpjekjet e pastirmit.

“Çdo përvjetor është i rëndësishëm. Sot kujtojmë ata njerëz që kanë humbur jetën në përpjekje për të parandaluar katastrofën më të madhe në botë.”

Duke folur për krahasimin e katastrofës së Çernobilit me atë në Fukushima të Japonisë, ai thotë se në Japoni ka ndodhur një katastrofë natyrore kurse Çernobili ishte katastrof teknologjike, pra është një ndryshim i madh mes këtyre dy katastrofave.

Alexander Pelechanko ka punuar në uzinën e Çernobilit për 25 vite.

“Kam ardhur këtu për të ndezur qirinj për shokët e mi dhe gjithshka ndodhi në Çernobil.”

Ndërkohë në kryeqytetin e vendit Kiev, Patriarku i kishës ortodokse ruse, drejtoi shërbesën e mbrëmjes afër monumentit kushtuar zjarrëfikësve dhe punonjësve që humbën pas aksidentit si rezultat i radioaktivitetit të lartë. Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Ukrainës Mykola Azarov.

Shifra zyrtare sovjetike e numrit të viktimave nga aksidenti i Çernobilit është 31, por ende ka debate rreth efekteve të dëmshme shëndetësore në planin afatgjatë.

XS
SM
MD
LG