Lidhje

Shkallëzohen luftimet në Lindje të Ukrainës


Luftimet në afërsi të Luhanskut në lindje të Ukrainës u shkallëzuan sot ndërsa forcat qeveritare përpiqen të rimarin territore nën kontrollin e forcave separatiste pro-ruse.

Rebelët pretendojnë të kenë rrëzuar një avion ushtarak transporti në zone, pak pasi zyrtarët ukrainas të sigurisë njoftuan se kishin humbur kontakt me avionin e tipit Antonov An-26.

Pas një fushate për të hyrë në perimetrin e Luhanskut gjatë fundjavës, Ministria e Mbrojtjes tha se trupat qeveritare kanë marr nën kontroll fshatrat përreth qytetit.

Gjatë një takimi me shefat e sigurisë sot, presidenti ukrainas Petro Poroshenko akuzoi oficerët ushtarak rus që luftojnë përkrah rebelëve për të përforcuar forcat separatiste në lindje të vendit. Ai shtoi se sistemi I ri rus I raketave është përdorur kundër forcave ukrainase.

XS
SM
MD
LG