Lidhje

Garda ukrainase hap zjarr mbi turmën pas referendumit


Pjesëtarë të gardës kombëtare ukrainase hapën zjarr mbi turmën e mbledhur dje para bashkisë në një qytet të vogël në lindje të vendit. Udhëheqësi i separatistëve pro-rusë thotë se si rezultat pati dëme në njerëz.

Incidenti u regjistrua në Krasnoarmeisk disa orë pasi trupa të gardës mbyllën referendumin në qytet. Referendumi po zhvillohej në kuadër të votimeve në rajonet Donetsk dhe Luhansk, ku jeton rreth 15% e popullatës së Ukrainës.

Qeveria ukrainase në Kiev e cilësoi referendumin për shkëputje “një farsë kriminale”. Nuk është e qartë nëse pavarësia që kërkon popullata nënkupton autonomi më të gjerë nga Kievi, krijimin e një shteti të pavarur, apo bashkim të rajoneve me shumicë rusisht-folëse me Rusinë.

Kievi, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë e dënuan votën, duke e cilësuar të paligjshme.

Duket se shumë prej banorëve në pjesën lindore nuk e prefillën referendumin në disa zona, por në disa qendra votimi kishte radhë të gjata për të hedhur votën.
XS
SM
MD
LG