Lidhje

Ukrainë, 2 zyrtarë në pranga për korrupsion


Policia ukrainase arrestoi dy zyrtarë të lartë të qeverisë me akuzën për korrupsion, vetëm disa orë pasi Presidenti Petro Poroshenko shkarkoi një guvernator rajonal i cili e kishte dislokuar njerëz të armatosur në një mosmarrëveshje lidhur me kontrollin e prodhuesit më të madh të naftës në vend.

Policia arrestoi Serhiy Bochkovksy, kreun e shërbimit për situata emergjente të Ukrainës dhe zëvendësin e tij ((Vasyl Stoyetsky)) ndërsa ata po merrnin pjesë në një takim të kabinetit të transmetuar në televizion, duke i akuzuar për korrupsion të nivelit të lartë dhe duke i vënë nën pranga.

Kryeministri Arseniy Yatsenyuk i akuzoi ata se “po vjedhin popullin” gjatë një kohe lufte dhe tha se të njëjtin fat do të kenë “të gjithë që shkelin ligjin dhe lënë në lojë shtetin e Ukrainës."

Të mërkurën, Presidenti Poroshenko nënshkroi një dekret ku shkarkonte Ihor Kolomoiskyn, një miliarder që ndihmoi në krijimin dhe financimin e batalioneve vullnetare që luftojnë separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës, si guvernator të rajonit Dnipropetrovsk.

Në faqen elektronike të presidentit ukrainas thuhet se zoti Poroshenko nxorri dekretin pasi Kolomoisky, personi i tretë më i pasur në Ukrainë, kërkoi të lirohej nga detyra.

Shkarkimi i Kolomoiskyt pason një incident javën e kaluar ku roje të armatosura të sigurisë u dërguan prej tij në zyrat e kompanisë shtetërore të naftës Ukrnafta dhe një dege të saj, pas një mosmarrveshje mbi kontrollin e firmës.

XS
SM
MD
LG