Lidhje

Ukraina, liberalizim vizash me BE


Ukrainasit festuan të dielën ditën e parë të udhëtimeve pa viza për në Bashkimin Evropian. Presidenti Petro Poroshenko e cilësoi këtë ditë “etapa e fundit e daljes së vendit nga perandoria ruse”.

Sipas marrëveshjes, ukrainasit, të pajusur me pasaporta biometrike kanë të drejtën për t’u futur në të gjitha shtetet e BE-së me përjashtim të Britanisë dhe Irlandës dhe për të qëndruar në këto vende deri në 90 ditë për çdo gjashtë muaj hyrje në territorin e BE-së për turizëm apo për të vizituar miq e të afërm.

Zoti Poroshenko u takua të shtunën me homologun sllovak, Andrej Kiska në vijën e përbashkët kufirtare duke hapur një “portë simbolike drejt BE”.

"Mirësevini në Evropë,” tha para turmës zoti Kiska. “Ju bëj thirrje të vazhdoni reformat”.

Brenda ditës mijëra ukrainas kishin kaluar kufirin për t’u futur në vende të BE-së, siç njoftoi zyra konsullore e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG