Lidhje

Ukrainë, 11 ushtarë të vrarë në luftime


Ushtria ukrainase thotë se gjatë ditës së fundit 11 ushtarë janë vrarë dhe 40 janë plagosur në luftime në lindje të vendit, megjithë arritjen dje të një marrëveshjeje për armëpushim, e cila ende nuk ka hyrë në zbatim.

Zyrtarë ushtarakë thanë se luftimet ishin shumë intensive sidomos përreth Debaltseves, një pikë nevralgjike transporti të cilën përpiqet ta kontrollojnë secila nga palët.

Udhëheqësit e Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës nënshkruan një marrëveshje në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, pas 16 orë bisedimesh. Ata njoftuan tërheqjen e forcave që luftojnë pranë kufirit me Rusinë, shkëmbim të burgosurish dhe një armëpushim që është në plan të hyjë në zbatim të dielën.

XS
SM
MD
LG