Lidhje

Operacion i forcave ukrainase në Mariupol


Trupat ukrainase me automjete të blinduara çanë barrikadat dje në qytetin port të Mariupolit, duke rrethuar një stacion policor të zaptuar nga separatistë pro-rusë. Dëshmitarët thanë se sulmi la të vrarë të paktën shtatë vetë, ndërkohë që pamjet televizive tregonin ndërtesën e stacionit të shkatërruar nga zjarri.

Dhuna e re në qytetin jug-lindor në brigjet e Detit Azov shënohet dy ditë para se votuesit në rajon të vendosin nëse do të shkëputen nga Ukraina dhe të themelojnë Republikën Popullore të Donetskut. Një referendum i ngjashëm është planifikuar edhe për rajonin e Luhanskut.

Ofensiva qeveritare zhvillohet gjithashtu ndërkohë që Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi gadishullin e Krimesë për herë të parë që kur Moska e aneksoi këtë territor ukrainas në mars. Zoti Putin tha para personelit ushtarak në Sevastopol dje se 2014-ta do të kujtohet si “viti kur banorët e rajonit u shprehën me vendosmëri se donin të bashkoheshin me Rusinë”.
XS
SM
MD
LG