Lidhje

Ukraina, një hap më pranë NATO-s


Ukraina ndërmori sot edhe një hap tjetër drejt anëtarësimit në NATO, kur parlamenti i vendi miratoi me shumicë dërrmuese votash një ligj për shfuqizimin e statusit neutral apo të mos-angazhimit.

Ligjvënësit votuan sot 303 pro dhe 8 kundër, për heqjen e statusit të mos angazhimit.

Duke ju drejtuar sot Parlamentit, Ministri i Jashtëm i Ukrainës Pavlo Klimkin, tha se ky është një hap që e çon vendin më pranë NATO-s dhe hap “mekanizma dhe forma të reja për realizimin” e synimeve për një politike të brendshme të efektshme të Ukrainës.

Duke folur në mbështetje të anulimit të statusit të mos-angazhimit, një anëtar i Parlamentit tha se “vendi i Ukrainës është në Evropë dhe në NATO”.

Por kundërshtarët e ligjit se ai do të shkallëzonte tensionet brenda dhe jashtë Ukrainës dhe nuk do t’i sillte ndonjë të mirë vendit.

Shiko komentet (1)

Ky forum është mbyllur
XS
SM
MD
LG