Lidhje

Ukrainë: Ministër i ri i mbrojtjes


Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një ministër të ri të mbrojtjes, ndryshimi i katërt në udhëheqje, që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në muajin mars.

Kreu i rojes kombëtare të Ukrainës, Stepan Poltorak, do të marrë postin e Valeriy Heletey-it, i cili dha dorëheqjen mes kritikave të ashpra për disfatën e madhe të forcave ukrainase në lindje të Donetskut, në fund të gushtit.

Megjithë një marrëveshje armëpushimi të nënshkruar muajin e kaluar, luftimet mes forcave qeveritare dhe atyre separatiste, kanë vazhduar në Ukrainën lindore.

Para bisedimeve sot me Sekretarin e Shtetit John Kerry në Paris, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska nuk do të plotësonte, ato që ai i quajti, “kërkesat false” në mënyrë që të hiqen sanksionet amerikane dhe evropiane ndaj Rusisë të vendosura për shkak të krizës në Ukrainë.

Ai i bëri thirrje vendeve që kanë vendosur kufizime tregtare ndaj Moskës t’i heqin ato të mënyrë të njëanshme.

XS
SM
MD
LG