Lidhje

NATO: Rusia, autokolona të reja në Ukrainë


NATO thotë se ka vënë re kolona të reja me tanke, artileri dhe trupa luftarake ruse duke hyrë në Ukrainë gjatë ditëve të fundit.

Megjithë armëpushimin e arritur në shtator, mes trupave ukrainase dhe seperatiastëve pro-rusë ka patur një shtim të luftimeve.

Komandanti Suprem i NATO-S, gjenerali i Forcës Ajrore amerikane,

Philip Breedlove, tha se është vënë re hyrja e tankeve dhe armatimeve të tjera ruse në Ukrainë.

Moska ka mohuar vazhdimisht përfshirjen ushtarake në Ukrainë, duke thënë se trupat ruse që luftojnë krahas rebelëve janë vullnetarë.

Ministri i mbrojtjes i Ukrarinës, Stepan Poltorak, tha sot se forcat e Kievit po dislokohen përsëri në përgatitje për një ofensivë të re të mundshme nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore.

Poltorak tha sot në një takim të qeverisë se forcat rebele kishin marrë përforcime dhe shtoi se detyra e tij kryesore është “përgatitja për veprim ushtarak”.

Kryeministri ukrainas Arseniy Yatsenyuk bëri thirrje për angazhim ndërkombëtar për vendosjen e paqes në Ukrainë dhe në botë. Zoti Yatsenyuk tha se Ukraina po bën maksimumin, por se fuqitë e saj janë të kufizuara, sidomos kur është fjala për përballjen e një fuqie bërthamore.

XS
SM
MD
LG