Lidhje

17 të vdekur nga zjarri në Ukrainë


Shërbimi i Emergjencave në Ukrainë thotë se 17 vetë kanë gjetur vdekjen nga një zjarr që shpërtheu në një strehë për të moshuar.

Zyrtarët thonë se zjarri shpërtheu sot në orët e para të ditës në ndërtesën dy katëshe në fshatin Litochky, rreth 40 kilometra në veri të Kievit.

Sipas ekipeve të shpëtimit, rreth 35 vetë ishin në ndërtesë kur ra zjarri. Të paktën 18 prej tyre u shpëtuan, por pesë janë në spital me lëndime të kategorive të ndryshme.

Kryeministri Prime Minister Volodimir Grovsman tha se zjarri ishte “një tragjedi e tmerrshme” dhe bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm.

XS
SM
MD
LG