Lidhje

Ukrainë, shkëmbehen robërit me separatistët


Sot pritet të përfundojë shkëmbimi i të burgosurve mes Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë.

Zyra e Presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko thotë se Ukraina dorëzoi dje 222 robër separatistë, ndërsa separatistët liruan 146 ushtarakë ukrainas.

Shkëmbimi duhet të bëhej në fillim të javës, por mosmarrëveshjet e minutës së fundit në bisedimet e armëpushimit të mbajtura në Bjellorusi bënë që ai të shtyhej disa ditë.

Në një zhvillim tjetër, qeveria e Kievit njoftoi se ka pezulluar të gjitha shërbimet e trenave dhe autobusëve për në Gadishullin e Krimesë. Krimeja u aneksua nga Rusia në fillim të këtij viti, megjithë protestat e forta të qeverive perëndimore dhe Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG