Lidhje

Niveli i ujit në Lumin e Amazonës ulet në masë rekorde


Niveli i ujit në Lumin e Amazonës ulet në masë rekorde
Niveli i ujit në Lumin e Amazonës ulet në masë rekorde

Qendra Metereologjike e Perusë, thotë se niveli i ujit të Amazonës, lumi i dytë më i gjatë i botës, ka rënë në një cektësi rekord në 40 vjet.

Niveli i lumit 6 mijë e 580 kilometra të gjatë ka rënë në 105, 79 metra, niveli më i ulët që nga viti 1969. Normalisht, niveli i këtij lumi duhet të jetë 109,86 metra mbi nivelin e detit dhe në këto kushte në lumë mund të lëvizin anijet e mëdha.

Rënia e nivelit e ka vështirësuar transportin në rajonin e Loretos, në kufirin mes Kolombisë dhe Brazilit. Në këtë rajon transporti në Lumin e Amazonës luan një rol të rëndësishëm në jetën e vendit.


XS
SM
MD
LG