Lidhje

Ulet vlerësimi për aftësitë huamarrëse të Greqisë e Portugalisë


Ulet vlerësimi për aftësitë huamarrëse të Greqisë e Portugalisë
Ulet vlerësimi për aftësitë huamarrëse të Greqisë e Portugalisë

Një kompani e rëndësishme e shërbimeve financiare e uli vlerësimin e kreditit përsëri për Greqinë dhe Portugalinë, dy vende që po hasin vështirësi në menaxhimin e borxhit të tyre qeveritar.

Agjencia Standards & Poor’s e uli vlerësimin e Greqisë me dy gradë, ndërsa të Portugalisë me një gradë. Greqia pranoi vitin e kaluar një paketë ndihmash financiare prej 155 miliard dollarësh, ndërkohë që shumë analistë financiarë evropianë thonë se edhe Portugalia do të detyrohet të kërkojë ndihmë nga jashtë.

Agjencia S&P tha se ka të ngjarë që të dy vendet të detyrohen të kërkojnë më shumë ndihma nga fqinjët e tyre evropianë pas dy vitesh.

S&P tha se po e mban Greqinë nën mbikqyrje të kreditit e cila mund të ketë ndikime negative. Kompania tha se borxhi i madh qeveritar i Greqisë dhe nevojat për borxhe do ta minojnë aftësinë e vendit për të marrë hua kur të skadojnë kreditë e tanishme.

XS
SM
MD
LG