Lidhje

OKB, rezolutë për trafikimin e njerëzve


Vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet evropiane që nuk janë anëtare të BE-së tani kanë shumë më tepër autoritet në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Detin Mesdhe afër brigjeve të Libisë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë që lejon vendet të kontrollojnë dhe të konfiskojnë anijet që dyshohet se përdoren për trafikimin e qenieve njerëzore. Rezoluta gjithashtu autorizon përdorimin e forcës.

"Çdo veprim do të jetë në përputhje me kufizimet e autorizuara nga kjo rezolutë dhe ato do të ndërmerren vetëm kundër kontrabandistëve dhe anijeve bosh. Çdo emigrant që mund hasim gjatë operacioneve do të merret në Evropë, në bazë të procedurave në fuqi", thotë Ambasadori britanik në OKB, Mathew Raycroft.

Italia ka shënuar një moment historik në krizën e emigrantëve dje pasi dërgoi me avionë grupin e parë të azilkërkuesve në Suedi. Aksioni është pjesë e programit të ri të BE-së për sistemimin e emigrantëve që ka për qëllim ndarjen e barrës së emigrantëve mes vendeve të Evropës.

"Bëhet fjalë për vetëm 19 persona, por ky është një tregues se Evropa mund të përballet me këtë problem, së bashku me Italinë, së bashku me vende si Suedia. Dhe ne si presidencë e radhës do të bëjmë çdo gjë për të gjetur një zgjidhje njerëzore", thotë Ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut, Jean Aselbornt

Sipas planit të BE-së, vendet do të marrin kompensim për pranimin dhe transportimin e refugjatëve.

XS
SM
MD
LG