Lidhje

OKB, 16.4 miliardë dollarë për ndihma


Kombet e Bashkuara kërkuan sot 16.4 miliardë dollarë nga vendet anëtare për operacionet e ndihmave të kësaj organizate. Afro gjysma e kësaj shume do të shërbejë për të mbështetur operacionet në ndihmë të viktimave të luftës në Siri.

Shefja e operacioneve të OKB-së për ndihmat, Valerie Amos tha se nevojat e afro 60 milionë vetëve që presin mbështetje i tejkalojnë kapacitetet aktuale të organizatës.

Shuma e kërkuar përfaqëson një rritje prej 25 për qind të fondeve të kërkuara vjet.

XS
SM
MD
LG