Lidhje

OKB, konferencë për sistemimin e refugjatëve rohinga


Një zëdhënës i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët tha se rreth 589,000 refugjatë rohinga janë larguar nga Myanmari për në Bangladesh që nga 25 gushti.

Në një konferencë shtypi të premten, Farhan Haq i tha gazetarëve se vetëm pak më tepër se gjysma e refugjatëve po qëndrojnë në një qendër të njohur si “Kutupalong Expansion”, ku partnerët e ndihmave po punojnë për përmirësimin e shërbimeve bazë, infrastrukturës dhe rrugëkalimeve.

Për të hënën është caktuar të mbahet një konferencë për të diskutuar një plan për lehtësimin e krizës së popullsisë rohinga. Në konferencë pritet të kërkohen 434 millionë dollarë për t’u ardhur në ndihmë 1.2 milionë refugjatëve deri në shkurt të vitit 2018.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët tha të premten se rreth 7 mijë refugjatë rohinga nga Myanmari janë pranuar në Bangladesh, pasi kishin mbetur për katër ditë pranë kufirit. Mijëra rohingas të tjerë mendohet se vazhdojnë të jenë akoma në Myanmar, por që duan të shkojnë drejt kufirit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG