Lidhje

Ban Ki-moon do të takohet me ministrin e jashtëm të Venezuelës


Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë se Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon do të takohet me ministrin e jashtëm të Venezuelës të martën në Gjenevë për të diskutuar protestat e dhunshme kundër qeverisë së presidentit Nicolas Maduro

Ministri i jashtëm Elias Jaua do të flasë gjithashtu në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së rreth protestave të drejtuara nga studentët.

Ambasadori i Venezuelës në OKB, Jorge Valero than ë një intervistë dje se bisedimet do të jenë një mundësi për të shpjeguar sesi qeveria po përparon në procesin e paqes dhe çfarë masash po merren për t’u mëkëmbur nga trazirat.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Maduro për shkak të niveli të lartë të krimeve, infacionit dhe mungesës së ushqimeve.

Qeveria Maduro, fajëson kundërshtarët e krahut të djathtë për dhunën duke i akuzuar ata se marrin mbështetje nga Shtetet e Bashkuara. Qeveria amerikane ka mohur përfshirjen në trazira.
XS
SM
MD
LG