Lidhje

UNESCO, shqetësim për objektet e trashëgimisë kulturore


Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se objektet e trashëgimisë kulturore botërore janë bërë objekt sulmesh në Siri, Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Shefja e Organizatës së OKB-së për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, Irina Bokova foli në hapje të takimit të UNESCO-s në Pnom Pen të Kamboxhias.

Ajo bëri thirrje për bashkëpunim global në mbrojtje të qendrave të kërcënuara nga konflikti. Ato përfshijnë qendrat e lashta në Damask dhe Alepo në Siri si dhe në Timbuktu në Mali.

Në kuadër të takimit, Muzeu Metropolitan i Artit i New Yorkut i ktheu zyrtarisht Kamboxhias dy nga thesaret e artit të shekullit të 10-të, dy statuja të Khmer Pamdavës.

Takimi i UNESCO-s me pjesëmarrjen e 121 vendeve po analizon më shumë se 30 qendra që konkurojnë për t’u përfshirë në listën e objekteve të Trashëgimisë Botërore, që u ofron atyre mbrojtje ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG